Ah, ky zani yt – Agron Jashari
AH, KY ZANI YT
po ta them, me s’po e fsheh,
ke diçka që më çmend, më deh,
që më rrëzon për tokë, hiç pa m’prekur,
që më çon n’këmbë dhe me qenë i vdekur.
që dhe kur dua të flas, vetën ndalojë,
veç ma gjatë ta shijojë,
për çfarë kam fjalën, e ke ndër mënd,
ah, për të këndshmin, zanin tënd.
i gatuar me pafajësi,
ngjyra, ngjyra, shumë butësi,
nuk ka tinguj veç melodi,
sa shumë më ngjall dashuri.
kur mërdhijë e kur veç terr shoh,
behët diell që më ndrit e m’ngroh,
kur molisem, lodhem e zë nuk nxejrr’,
kthehet në dorë që më përkëdhel.
shhttt, mos më pëshpërit ashtu në vesh,
se po bëhesh uragan, po bëhesh rrebesh,
po më bënë të marr flakë si me qenë letër,
po ma rrëqeth’ çdo milimetër
si s’më ka ngjarë asnjëherë më parë,
që veç nga zani, flakë të marrë,
jo po t’këtë ngjarë s’ka pas se si,
se kësi zani ke veç ti.
ah kët’ za që më drithëron,
që më kënaq, që më qetëson,
si t’ja bëj e ta vjedh,
bashkë me buzën që e nxjerr!
@gron.jashari