Me sy andej ngela nga zemra më mbeti.. – Lumturije Sulejman Drenica
Me sy andej ngela nga zemra më mbeti..
Ah ;- Edhe kjo ditë shkojë ashtu si të tjerat kokë ulur,
Me sy andej ngela nga zemra më mbeti përgjithmonë,
Besojë në këtë natë që po vjenë ngadalë si puhis ere,
Të të shohë në ëndërr atdhe e gjumë të rehatshëm të bëj.
Atje larg shpirti kërkonë atë botë të ëmbël e hyjnore,
Në atë qiell të kaltër ku mëndja tretet në pafundësi,
E mbi rret e bardha të shpërndara në shëllunga – shëllunga,
Kam shkruar me germa të arta emrin tënd e shtenjta nënë.
Ti fati i jetës time o shpresë e botës së bardhë ,
Që furtunave të kësaj toke më jep fuqi e më mbronë nga ligësitë,
Ti që me atë zërinë tënd të ëmbël më flet prej atje shumë larg,
Je malli që më drithëronë trupinë e dashurinë çdo ditë e më shumë më shton.
Ti më fal rrezatime sa herë emrit tën nënë me shpirt e thërras,
Nëpër ditë e netë të pafund këndej në tokë të huaj e përhumbur,
Oh,- Sa errësirë është këndej por ti më jep dritë e durim,
Duke menduar se shpresa e jetës time je ti e bekura nëna Shqipëri…!
“Lumturije.S. Drenica”