August 4, 2024

Me ty kisha hall mbi hall – Albert Hitollari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” ME TY KISHA HALL MBI HALL ”
———————————————————
*
Me ty kisha hall mbi hall
Ku ta pres ,thosha t’i dal ?
Nuk dija as kur , as ku
Ma dridhje , aty – ketu !
*
Dhe nje nate moj Heneze
Erdha e te bera ze ,
Ku ta leme, te fola une
Se nje fjale kam , jo me shume !
*
U mendove , heshtjen theve
Nuk e di pse me genjeve,
Ne pergjigjen qe me ktheve
Te verteten s’me rrefeve !
*
Por me bisht te syrit shihje
Poshte e larte, tek veje – vije ,
Te ndiqja ngado si hije
E t’i beje se se dije !
*
Eh , sa here me dredhoje
Nje udhe nisje, t’jeter shkoje ,
Pa u ndjere , me çap te lehte
Ndrroje rruge , shpejt e shpejte!
*
Se ku humbje, se ku dridhje
Ler nje k’these e tjetren hidhje ,
Ne krye te njeres dukshe
Ne fund te tjetres zhdukshe!
*
E une sidhesha , nga do
Ku te gjej e ku te shoh ,
Bridh andej e ketej rend
S’lash rrugice, qoshe e vend!
*
Ah , e dije ti e dije
Por diçka t’jeter me fshije,
Me lodhe o moj me lodhe
E njehere s’di pse s’me fole !
*
Pse s’me the , ne te vertet ,
Apo pse te rrita vete ?
Veç nje fjale , mike e vjeter
Qe jam fati i dikujt t’jeter ?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com