Përhumbja – Zoica Gjolla Popi
Poezi
(një zbulim i vogël, per ju të dashur lexues per librin tim të katërt ,që është në proces redaktimi)
Përhumbja
Përhumben retë nëpër qiell
në refleksin e përhumbjes time
në ngjyra dritën dua të përciell
në rrymën e shpirtit prej botës sime.
Ja që kështu jam unë
të fshij vuajtjen në ballin e dërsirë
që fytyra njerëzore të qeshë
në thyerje prizmash rrezesh.
Pak më shumë oksigjen
në mushkëritë e lodhura të jetës në frymëmarrje të thella
që çfryjnë inatet
pengjet ti mbledh në
grushtin e kohës
nëpër ringje padrejtësish.
Po kujt t’ja tregoj forcën më përpara?
Fatit?
Në engjëll lindje?
Jo!
Po kujt?
Tregomani….. shpejt…
Jam akoma duke shtërnguar nofullat në pafajsinë e drejtësisë së vetvetes.
Mos u fshihni!
mos u friksoni!
mos përgjoni!
Në lirinë e vargut tim gërmëartat dridhen nga stuhitë
thërrasin në grintën poetike
dallgëdetet për ti qetësuar
para përplasjes së bregut
në muzikë valësh të përhumbemi.
Zoica Gjolla Popi
Angli