August 4, 2024

Shpirti i nje gruaje – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPIRTI I NJE GRUAJE

Kur shpirti i nje gruaje dhemb,
a mundet dikush ta kuptoje,
me buzeqeshje te lodhur, del,
dhe pse shenjat e tradhetojne.

Te thella jane dhimbjet e saja,
ndjen qe keshtu e poshterojne,
dhe i duhet dhembet te shtrengoje,
dhe pse me zemer shpagim kerkon.

Kur shpirti i nje gruaje dhemb,
ku jane prindet, babe e nene,
ata qe predikojne, nje mundesi tjeter,
se jane besnike, te kohes se vjeter,

Se turperohen edhe kur s’ka turp,
ndersa bija dhemb, ne shpirt e trup.
qe gati uluret nga kurmi i lodhur,
e lote gjaku rrjedhin, nga syt’ e perlotur.

Kur shpirti i gruas, qan dhe vuan,
ku jane njerezit, motra me vellane,
si valle s’kane mundur, per ta kuptuar,
sa te pafate, gjakun e tyre e kane.

Si besojne dhe kapen pas zakon-zamanit,
tradites se vjeter, kohet ndryshuar kane,
valle kush mundet t’ja ktheje shpirtin,
me trup dhe endra te vrare…..

Faqezi eshte, kush e di se e ka prone,
bastard ai qe ben, cfare te doje me ‘te,
po te mos ishte gruaja ne kete bote,
gjithcka do te ishte ne hije, pa ze.

Dielli, henes s’do ti jepte drite,
s’do te celnin bukur, lulet ne zabel,
vertete femra, eshte bima e brishte,
ajo eshte fuqia, qe jeten perkedhel,

Pa ‘te, s’do te kishte fare ninulla,
as perralla, me diva dhe zana,
s’do te lindnin, djem dhe vajza,
do te shuhej pergjithmone parajsa.

Tirane 17 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com