Ndjesi shpirti… – Zeqir Hysa
NDJESI SHPIRTI…
Kur sytë e mi e njohin gjuhën e trupave,
dhe joshen pa masë,nga fjalët e ndjenjave,
duhet intuitë e shumëfishtë e kuptimeve,
mbi çdo gjë të jetë dëshirë e perendive.
Superior si kurorë nusërie,mbi vogëlsira,
që duken të kota,bajate,dëshira të lodhura,
në shpirtin tim,ngahere sheshohet dëshira,
si konturë e kahershme,dhuratë , nga natyra .
Dëshirën sdua ta kem frëngji e vogël shprese,
eglendisja më plotëson,magjinë e muzgë-rënies,
se pas një nate zjarrmi dashurie,vjen një mëngjes,
do ta quaja moment fatlum,që mua më magjeps .
Nëse pamundësia amplifikon uri për dëshirën,
dhe unë në pëllëmbë të dorës,dua të kem hënën,
të derdhë mbi trupat tanë,ngjyrën e floririt,
në të kundërt,do shpërfillja mizorinë e fatit.
Bëhu pjesë e spektaklit,të vdekjes së diellit,
pjesë erotike e pështjelljes e të përqafimit,
pastaj më thuaj që yjet shijojnë qefin tonë,
që kënga jonë si melodi baritore kumbon.