August 10, 2024

Nevrikja – Blerim Muriqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NEVRIKJA

Në majë u ngjite nevrike
lagja nuk të deshi te unë
poçin për ty mbajta të ndizej
kur terri kthente gotën me fund

Në këndin e majtë poshtë lagjes
pa fajin tim një natë
ime shoqe e kurorës pëlciti fjalën
ti theve poçin në ikje me inatë

Harrove lagjen, të djeshmen
themnajash sokaqet si vlojnë
harrove motet ku i vrisnim
ka kohë nuk vjen netëve vonë

Poçin që mbaja për ty e vura lajmës prap
me fund kthen kupën terrri, nata ikën me vrap
pres në bezdi, dhe moti rend pa fjalë
i thonë dashuri atje ku zemra ecën ngadalë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com