Gishtërinjt e dorës – Myrto Hysaj
Gishtërinjt e dorës
Tek dhimbje janë vëllezër.
Më i madhi,vendos identitet.
Të tjerët pas tij,të heshtur.
Kokëulur,kur ai bën – OK-ej!
Bashkuar me dy vëllezërit ngjitur.
Lugë,piru,sa të mbushet stomak.
PENË mes tyre,rrugëtim ka nisur
Gjuhë e kombeve,ndërtoi HARTË.
Pamje e trishtë,shenja djallit.
Vëlla i vogël,mëshirim t’madhit.
Te përshëndetje dhe lavdërim.
Mrekulli e jetës-VËLLAZËRIM!
Bashkuar grusht-“katër me-Një”,
forcë e kurajim me njëri-tjetrin.
Por përsëri i “madhi”,ngrinte zë.
“Pa mua,nuk e lëvizni planetin.”
Kështu ndodh dhe me kombësitë.
Një gjaku e gjuhe,te hartë gjithësisë.
Te dhimbje,VËLLAZËRIMI pranohet.
Po”KRYEPARI”,nga xhelozi mbulohet.
Vëllezër i thonin:”Një dore gjithë jemi,
të një gjaku loti për barazi dhe LIRI.”
Që prej veseve të mos rrëmbehemi.
Të lutemi “Vëlla i madh” duaje vëllazëri!
Myrto Hysaj korrik 2020