Muz fshati – Ylli Pollogati
MUZ FSHATİ
( Kuçi i Tomorricês)
Një muzë malli më hodhi rrëzë mali atje në fshat tê babait…
Dremisnin muret gardh livadheve tê vdekura
Syve m’ê qaset molla nê krye tê arês sê Qemalit
Emrin e tim eti mbante qê nê tê ri tê tij
Kujtoj degêzat e gjelbêrta,
kokrrat majoshe e kêrrusnin
Tharê, me frutat mbi tê…
Njê qoshe ahurit,
aromë jonxhe mbi një drapër e kosë hedhur tutje, rêndonê mbi koren e tokês…
Borigat e thara rënë në gjumë…
E ujêt e lumit qê rrjedhên dotê pas vetes se pêrshtat…
Shtëpitë pa jetë kthyer gërmadhë…
Vdekja ka kaluar kudo,
Si varrezat e vjetra mbuluar ferrash e harresês njerêzore…
Veç dielli endej pyllit
Bilbili linte e niste një këngë…
Të njëjtën këngë të lashtë që buzëve më rridhte…
Bëhesha trim kur merrja i vetëm shtigjet mes malit
Të shkoja tjetrit fshat… Vatanit të nënës atje përmatanë…
Ashtu si dikur…
Një moti që erëmon tek mallin nxjerr n’ato anë…
Erdhi kjo muzë erë mali
Kujtimet t’i ruaj së gjalli…
Ylli Pollogati/ Korrik-2020-
—————///////////—————-