August 9, 2024

Ku me mire Zot… – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KU ME MIRE ZOT….

Mes endres dhe realitetit,
s’dime ku ta gjejme vehten,
dihet,endrat jane te kimetit,
nje sprove e vertete realiteti.

Ne endra vehten shohim nuse,
engjej veshur ne te bardha,
me realitetin sot vec lodhesh,
kjo bote, na sjell vec andralla.

Ne endra qeshim, lodrojme,
boten e tere mbreterojme,
ne realitet ecim, s’dime ku shkojme,
s’e gjejme te miren dhe pse kerkojme.

Ne endra na rrethojne fluturat,
lule shumngjyreshe mbushim duart,
ne realitet na rrethojne hipokrite,
na vrasin syte, skamja dhe mizorite.

Nje jete te tere punuam pa u ndjere,
rritem breza, qe vleresojne djersen,
ne pleqeri na harruan,,s’kemi me vlere,
na paguajne,sa te hapesh-mbyllesh deren.

Ne realitet nderrohen qeverite,
vrasin e presin me premtimet,
sa marrin postin gjithcka harrojne,
vec te mbushin xhepat shikojne.

E dime qe endrat s’jane realitet,
po ku te shkoje, ky i shkrete milet,
te rrije pa goje, ne kete katranure,
se te mallkoje, s’gjen zgjidhje kurre…

Ne koke endra dhe prej syve loti,
cdo dite qe shkon, behet me keq,
zot kemi ngelur vetem numra,
ne kete humbetire, qe kurre s;u ndreq.

Tashme dhe ne endra, shohim leke,
ndjesia e bukur, u kthye ne flame,
zot i madh,ku me bukur rrihet,
se dhe mosha dhe endrat na lane.

Tirane 21 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com