August 6, 2024

Lejleku mbi pallate {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LEJLEKU MBI PALLATE

{ Për fëmijë }

Fluturonte në qytet
Lartë e lartë mbi kate,
Nuk dallohej ç’ishte
Lejlek a fluturake?

Kokën para shtrirë
Këmbët paluar pas,
Me dy krahët hapur
Si fluturake pa gas.

Fëmijët nga toka
Shkuan duke ndjekë,
Derisa fluturakja
U ndal mbi një plep.

Çerdhja e fluturakes
Dukej nga një anë,
Ndërtuar me krande
E shtruar me sanë.

-S’qenka fluturake
Por qenka lejlek,
U tha Erdi shokëve
Që e kishin ndjekë.

E më pas lejleku
Ra aty n’lëndinë,
Të zë peshk në lum
Të shuante urinë.

U kënaqën fëmijët
Që panë këtë lejlek,
I bardhë si dëborë
Sa të gjatë at sqep.

Kur y kthyen në shtëpi
Morrën për detyrë,
Cili nga ta do vizatoi
Lejlekun më mire!

21.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com