Nammadhja Hënë – Shefik Surdulli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sebep shpendkeqi,
i bëra rigja diellit
të mos ikë,
natën ta zaptojë.
Hëna nammadhe
perandorinë e saj
nuk e braktisë.
I ka dhënë fjalë
Ëndrrës
me u rrëfye,
Kalorësit
udhën e gjatë
me ndjekë
Gërshetin
Kablush Kuqes
me ia shprishë
te kroi
me u flladitë
prej zjarmisë.
/Shefik Surdulli/
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com