August 4, 2024

Flas me Fishten – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FLAS ME FISHTËN

As ma thua, o At Gjergj Fishta
Pse çalon kombi shqiptar
Jemi ba me fol me gishta
Kurrë s’e pamë një ditë të marë

Na banë hallet n’ varr me t’ folë
Ca zuzarë të nanë Shqipnisë
Na kanë ba për me u përfolë
Me u vajtue “n’Lahutë t’Malcisë”

Se do t’ vjen apet kjo ditë
Kurrë s’kam dashtë me e besue
Tuj njollos shqiponjën n’shtizë
Kombin marë tuj e shëmtue

Ner e besë na u banë kolltuqet
Njani- tjetrin desh po e hamë
Niqind vjet nuk m’suam nga huqet
Për lakmi trojet i lamë

Dikur kishte fjalë e besë
Kur Ti flisje bashkë me zana
Tash kem mbetë pa asnji shpresë
Me na qajt njerka dhe nana

Mjerë për breza te ditëve t’ sotit
Që po rriten në kit ven’
Na mbulon vet turpi i motit
Me i nigjue burrat n’kuven’

Flasin, shqyhen e bërtasin
Tuj u sha vllau me vlla
E për tjerë mendjes s’i thrrasin
Janë mbush udh’t me fukara

E në dhashtë Zot’ i Madhnueshëm
Bijtë ma t’ mirë bashkë me na ba
Për kit tokë qi e kem t’bekueme
mos me lanë n’djerrinë me u tha!
(S.Sh.Prill-2020-ditë të mbarë!)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com