August 10, 2024

Pena dhe shkronjat – Elida Prifti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PENA DHE SHKRONJAT

Penen e kam kthyer ne plug
Me kete “plug”caj arat e poezise
Me shkronjat , madej ,gatuaj “buke”
Nje buke me vargje poezish

Pena _plug shkelqen si dielli
Se nuk e le te zere ndryshk
Shkronjat ? Me to zihet “mielli”
Se pak e “lajthitur “jam njecike

Marr penen ne dore dhe shkruaj
Si mysafir ,befas,ka ardhur frymezimi
Me penen_plug arat e poezise caj
Kenaqesi me jep vjersherimi

E.P. 27.5.2014
Shkeputur nga libri
ME MOREN ENDRRAT

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com