Për ty jetoj…! – Eduart Veli
PËR TY JETOJ..!!
Dikur,të ndoqa nëpër shi,në një mbrëmje të ftohtë janari,
“Të dua” ,të thashë dhe gurët e sokakut u bënë shokë me mua,
Rrugëve te jetës, të desha aq shumë,të desha si i marri,
Si i marrë pas teje, si atë natë me shi, të them prapë “Të dua “!!
“Të dua”,të them,kur pranë ti ndjej rrahjet e zemrës,kur pranë teje frymoj,
“Të dua”të them ,çdo çast të jetës,dhe kur pranë s’të kam.
Të dua të them me vargje,por ta them dhe me këngë ,për ty unë jetoj !
“Të dua”,marrëzisht, çdo çast e dashur pas teje i dashuruar jam!
Njerëzit mplaken një ditë e dashur,veç dashuria nuk mpaket kurrë ,
Një fjalë perëndie nuk mplaket,vec magjiplota fjale :”të dua”!!
Si dielli,që s’shuhet kurrë,si uji kristal që rrjedh në gurrë ,
Një jetë,e magjishëme,hyjënore si atë natë me shi,do mbetesh për mua!
Një ditë, udhët ndahen,se ligjet perëndia kështu i ka shkruar ,
Një ditë të largët,s’do të jem në ktë botë, pranë teje e dashur ,s’do të frymoj,
Pranë zemrës tënde, po ta lë dhe zemrën time të dashuruar…,
Përjetësisht,dhe në të përtejmen jetë e dashur
marrëzisht, do të dashuroj !!