August 7, 2024

Valez lozonjare – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VALEZ LOZONJARE

Perplaset nje valez,bregut te detit,
dhe zemra i hapi te dy krahet dertit,
dallget me solli valeza ne kujtese,
tallaz lotesh dhe vetem pak shprese.

Shkon serisht valeza e shkumezuar,
si mua keshtu te me kunderpergjigjet,
heshtur tek bregun perkedhel hutuar,
nje grusht shkume, marr, e mbaj ne duar.

Te tjera valeza, te kembet perkedhelen,
si te me joshin, qe te hyj n’mes tyre,
ti gezohem ujit te fresket e te njelmet,
te largoj trishtimin prej te dy syve.

Valez lozonjare, ti shpirtin me flladit,
prane teje, i dua perendimet dhe agimet,
jam prane teje, qe te qetesoj kete shpirt,
mllefin te ma avullojne , sadopak rrezet.

Merri te gjitha,,endrat dhe trishtimin valez
ate pak shprese, ma mbush me gezim,
zemren nuk ta jap, ate e mbajta te paster,
diteve dhe neteve te gjata pa mbarim

Tirane 22 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com