I panjohuri – Venetike Cako Miraka
I PANJOHURI
Kur zemra kërkon të flasë, po ju them miq edhe shokë,
Fshehtësinë e shpirtit, s’e mban dot, as kjo tokë,
Tek ky tempull madhështor, Lefko Pirgo i thonë,
Këtu jeta më merr tjetër drejtim, rrjedhën ndryshon.
Këtu rruga drejt jetës m’u bë e gjatë e vitet më shtoi,
Lotë në sytë e mi dhe e përhumbur, s’di ku shkoj,
Mëngjes i bukur i asaj dite plot diell që sa kish dalë,
I Panjohuri më priste diku, pranë Pirgos me mall.
S’di pse lotët më mbuluan, kur të panjohurin kujtoja,
Rrezet e diellit më digjnin që në mëngjes sa kishin dalë,
Dhe unë, rrugën drejt kështjellës, si e marrë vazhdoja,
Prisja të më shihte i Panjohuri e rrugën të më ndal.
Puna e lodhja e tepërt syvet po m”u bënte hije,
E kisha ndjekur n’ëndrra të panjohurin që rrinte tej, në kënd,
Humbur atë ditë përreth Lefko Pirgos, në atë botë lumturie,
E ndoshta shava dhe mikun tim që më trazoi e më la pamend.
Sot i kërkoj ndjesë të panjohurit të Lefko Pirgos ardhur nga larg,
Atij që jetën ma ndryshoi me dashurinë e tij të sinqertë,
Më solli buzëqeshjen e diellin e jetës t’më ngroh në prag,
Më shkëputi nga botë e vuajtjeve, më hoqi hall’ e dert.
Ndjenjat e shpirtit, qysh nga larg thërrisnin e digjeshin zjarr,
Dëshmitar dhe roje e patundshme në dashurinë tonë,
Qëndronte kjo kështjellë gjigante, me heshta e kështjellarë,
Që në shtetin e lashtë grek Lefko Pirgos i thonë.
VENETIKE CAKO