August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Marrë nga libri “Vals i dashurisë”

Të gjitha të drejtat i përkasin autores…

Imazh…….

Ej……. ju të dashuruarit…..!!

me luleçelurat e prillit…
kurorë i thurët natës….
me aromën dehëse….
e përkundët në dalldisje…..
me imazhin tuaj…..!!

Të kam jetë, unë ty….!!

Ajo zgjati krahët…..
ju shtrëngoi fort…
në tisin e saj…..
puthja… sytë mbyllur
ç’i mbaka zgjatur…..
në fjalë të fshehura…
që s’dinë të gënjejnë…!!

Dielli im je Ti….!!

Filloi të lozë…….
me pëshpërimat …..

Si thatë…??
me mua e keni……??
u shkri së qeshuri…..
duke u fshehur në
errësirën e saj…..

E bëtë të pafundmen natë….
ti kërkoi falje hënës….
me fytyrën larë nga dielli!!

Ej……. ju të dashuruarit…..!!

Zoica Gjolla Popi
Angli
Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com