Kur bie nata – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur bie nata
Kur nata puqet me kodra e male
unë rri e i “flasë ‘yllit polar”
me janë shtua vitet, s’kam si ti ndal-e
me shtrëngate malli, më hedhë mbi valë.
Ecën me mendjen ne qiell pa fund
një kujtim ikën, tjetri tujë ardh
te përcjell t ‘fala, n ‘krahë dallëndyshes
apo ta zgjidhi, një pëllumb të bardhë.
Kthehu pra kthehu, moj zane mali”
se nata ikën e s’kthehet me
japë një shtrëngim, në krahë këtij djali,
se kënga nisi, sa mori zë.
Me yjtë në qiell po t ‘thurë kurora
meka ”molisë malli’ ‘diçka me falë,
nga malli i madhe këngës ia mora,
një ”Serenadë’ ‘veç me kitarë.
Natën e mirë miq e mike!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com