August 28, 2024

Sa herë nëpër ëndrra jemi trembur – Mir Lind

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa herë nëpër ëndrra jemi trembur
E në zgjim kemi gëzuar
Do e mposhtim dhe këtë të keqe
Me dëshirën për të jetuar

Sepse nuk mundet të ketë fund
Që të vi nga ligësia
Se ka një Zot mbi të gjithë
Do triumfojë dashuria

Do ja dalim sigurisht
Nuk është koha të lotojmë
Me buzqeshje edhe shpresë
……do mbijetojmë

Mir Lind

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com