Shpirt i mekur – Lumni Nimani
Shpirt i mekur
M’ka marr malli për troje t’mia
Për fushë mal e atë det t’pa anë
Fund e krye që m’i ka Arbëria
Kjo tokë e shenjtë e Shqypnisë nanë.
Shpirti dhemb e më nuk mbahet
Nga pesha e rëndë e kurbetit t’zi
Zemra më rrah e sa s’më ndalet
As s’gjej ngushëllim; as gjej qetësi.
Përveç shpalosjes së kujtimeve
Për vitet e lumtura në Dardani
Një pellg i tërë i përjetimeve
Seç më rinon; më bën prap fëmijë.
Kur me gëzim këngës ja thoja
Në Revuçë të dashur në fshatin tim
S’më ndalej gëzimi; s’më ndalej loja
– Nga lindja e diellit që në agim.
Ku manushaqja edhe zymbyli
Petalet çilnin me plot aromë
Këndonte kumria edhe bylbyli
Më kënaqej shpirti dhe zemra e njomë.
Por ky gëzim m’u pre – nuk m’zgjati
Se qiellin mbuluan ata korba të zi…
Rrugën e mërgimit unë morra i ngrati
Me çantën bosh – por me plot mërzi.
U ndava nga atdheu u ndava nga nëna
Por duke i mbajtur prore në zemër
Si nata me muzg kur mungon hëna
Njashtu n’dhe t’huaj s’ke rrënjë as emër.
Në gji prore kam një shpresëndezur
Se një ditë atje do të vij fluturim
Se shpirti e zemra shumë m’janë mekur
Në Shqipëri të kthehem në Llapin tim.
Për ty do të këndoj si bylbyl i gemit
Se të kam dashuri për mbi dashuri
O Toka e Zahirit dhe e Bacë Ademit!
– Ty t’qofsha falë deri në përjetësi!
Lumni Nimani
22. 07. 2020