A jeni Shqipëtar more zuzarë ? – Tomor Buzi
A jeni Shqipëtar more zuzarë ?
A jeni Shqiptar more sharlatan të krisur
Që endni drithërima e gjëma çdo ditë,
E latë këtë popull të mjerë, brekëgrisur,
Mbetur në shpresën tek Zoti, a perëndit!
Cila rjedhë ju solli o të pa udhë, cili lum ju pruri..
Si aligatorët, në lumin e turbullt të politikës ,
Ju, shërbëtorë..,që fluturimthi ju ecën truri ,
Përqafuar me tradhëtinë, nën tingujt funebër të muzikës !
Zuzar pushteti, si në komedit e Molierit
Sharlatan sallonesh dehur nga deliri ,
Hajdut, injorant dhe lloj lloj mëkatarësh ,
Ndezur nga epshi erruptiv, nga i jati, te i biri!
Pse more të shitur, të mjerë, me shpirtin e zi
Kapërdisur në poltrone hedonësh si prostituta,
‘Konstelacioni’ juaj mbi letër është vetëm tradhëti,
Që vjenë nga ‘Danubi’…, atje ku ri fshehur lahuta !
A jeni Shqiptar? A ju ka mbetur pak dinjitet ?
Apo e keni shplarë me para në shpirtin e djallit,
Jargët e delirit ‘madhështor’ mbushën rrëketë..,
Ku vetëm hienat,dhe sorrat lëshohen prej ‘mallit’ !
Ju s’jeni farë Shqipëtari, por krunde e importuar..
Nga stuhi shkretëtirash me mjerimin mbështjellë ,
Në të gjitha rugët, ku ju keni shkelur, shkuar ,
S’kamje, mjerim, dhimbje, tradhëti keni mbjellë !
Në suita pushteti gajaseni, shurroseni në çitjane
Mbytur në ‘eliksirin’ e shpirtit me puthje ‘kënaqësie’,
Shërbëtor të heshtur të teorisë akute Aristoteliane,
Me gjakun përlyer nga dogma të errëta tradhëtie !
A jeni Shqiptar të lindur këtu, në këtë truall ?
Ku perëndit e Olimpit i dhanë zjarrin Prometeut,
Ku lavdia u mbyt nga hordhit si ju, e tradhëtuar,
E zhytur thellë në shpirtra, në fundë të dheut !
Pse more sharlatan të mjerë, me brekët ‘grisur’..
I ktheni prapanicën të huajit, si buçet te langoji,
Zvarriteni si gjarpëri nëpër tokë të Mitrovicës,
Atje, ku shpata e Dardanëve, në trup të hasmit qëndroji !
Dil o popull nga vargjet e korifejve të ‘mjerimit’
Dilë të ngjitësh prapë majat e lavdisë së fshehur,
Atje ku sotë kapërdisen demonët e ‘shpëtimit’,
Atje fle tradhëtia, me rrënjë të thella hedhur !
Nuk u struken hijeve të parët e kombit tonë ,
Duke pritur ngadhënjimin me sytë nga qielli,
Por i shkundën malet, me vringëllima shpatash-jehonë
Nga brigjet e Egjeut, deri në perëndim të diellit !
Një grushtë kemi ngelur në fundin e historisë
Aty, ku gërmat shkruhen me dorën e djallit ,
‘Emisarë’ si hije shkelin të ardhmen e vegjëlisë,
Duke mbjellë përçarje, urrejtje, në vëndë të mallit !
Mbytur në gjynahet e ‘shtëpisë së shpirtërave’ ,
Krekosur si në legjendat e lashta me pokemon ,
Injorantë që në vëndë të firmës, vënë shënjat e gishtave..
Dhe viza kufijësh, të gjata, përthyer si konstelacion !
Ju bashkëpunëtorë të tradhëtis që vratë historinë,
Kafshuat këtë tokë të shënjtë, të ndarë copa copa,
Sot, pas dyqind vjetësh po vrisni prap vegjëlinë,
Ta varrosni këtë komb, që nën ladinë e tijë, dridhej toka !
Dhe historia do të shkruhet një ditë
Ashtu si shekujt shkruajnë mbi gurë,
Aty do të mbyten gjithë tradhëtitë..
Në baltën e errët, zhytur nën gurë !
Tomor Buzi.
22.07. 2020.