August 6, 2024

Desh me ra pika – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DESH MË RA PIKA

Veshur në të kuqe
Lule trëndafil,
Mes shoqesh shkëlqeje
Si gur xhevahir.

Sa shumë dëshirova
Të të isha pranë,
Ta ndjeja aromën
Për dore të t’kam.

Shpeshherë më shiqoje
Në mendime i humbur,
Me gotën në dorë
Dhimbjen për ta mundur.

Kur i prijëshe valles
Siç luante muzika,
E di moj e uruar
Se desh më ra pika!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com