Për ty – Zymer H. Haliti
PËR TY
Për ty këndojnë zogjtë e malit
Sa ëmbël ia thonë çdo mëngjes
Për ty çdo ditë lotët prej mallit
Vërshojnë si vrushkuj me vesë
Për ty poetët kanë shkruar poezi
Rapsodët kënduan nëpër oda tona
Sa e madhe je më e shtrenjta Liri
Eh sa shumë vite të kërkoi Kosova
Për ty u bënë luftëra,gjaku rrodhi rrëke
Nëpër shekuj kalëruan trimat shqiptarë
Që nga kryetrimi ynë,i madhi Skenderbe
Me shqiponjën tonë ne ishim krenarë…
Për ty Liri kemi vuajtur brez pas brezi
Dhe kurrë nuk u mposhtëm nga dredhitë
Kjo Europë e poshtër tinëzisht na shkeli
Duke na ndarë pafaj,duke prekur kufinjtë
Ne ishim një vend i lashtë ndër mote
Me kulturë dhe gjuhën tonë ilirishte
Por dikush na coptoi trojet shekullore
Edhe pse kombi ynë më i vjetër ishte.
Zymer H.Haliti,e shkruar më 15 korrik 2020