August 10, 2024

Shpirti i humbur… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHPIRTI I HUMBUR…

Zëri im po çirret në vakum,
ku jeta është fshehur pas vdekjes,
zemra ime rreh fort dhe shumë,
se dielli po i bën karshillëk hënës.

Duart e mia po luten çregullishtë,
se jeta ime po ecën vendosmërishtë,
arsyeja më ka humbur pas teje,
dashuria e fikur lodhur si pas beteje.

Një dritë e re tenton sërish të hapet,
për herë të parë si tingull përhapet,
zëri yt i padëgjuar po ravijëzohet,
zemrat e plasura shfaqen tek buzët.

E di se ndër teje fshihet vet erësira,
megjithëatë mua smë humbet dëshira,
ndjenjat e mia të pastra e të dlira,
ecin drejt teje si në lëndina të pa shkelura.

Unë mbushën me frymën e instiktit,
shqisat e mia më të zgjuara se kurr,
nisin të gjallojnë e të marin udhët,
përplasen fort në shpirtin tënd si murr.

Ti ngelesh grimcë e bukur mendimit tim,
ndonse pesimist në zemër kam meditim,
koha ime do ti thuaj si buzëkuq e parfum,
çdo gjë do kaloj si ëndër e keqe në gjumë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com