Në qerpikun tënd pushoi nata – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në qerpikun tënd pushoi nata,
drita e hënës përthyhej aty.
Peshën e mallit për ty e mata,
me dashurinë që flakëronte në sy.
Mijëra yje ranë nga qielli,
mbuluan shkallët ku ngjitej agimi.
Në sy të fikeshin rreze dielli
si shuhet etja me ujë burimi.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com