August 6, 2024

Do të vij! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DO TË VIJ !

Sonte,unë po vij tek ti,hipur në kalin e bardhë të poezisë.
Të kërkoj si i marrë lëndinave tona të blerta të dashurisë.
Mes vargjesh,si balerinë me fustanin e bardhë vallzon .
Një puthje prush të zjarrtë,me vargjet e mija më dërgon!

Kalëroj me vargje ngarkuar,tek ti do të më sjellë vargu,poezia.
Tani që lulet kanë çelë,të gjej fare lehtë unë dhe vargjet e mia.
Vij në çast tek ti,atje ku lulet shpërndajnë më tepër aromë.
Në ballkonet ti dhe lulet më flasin,eja të presim
më thonë!

Do të vij me “Planetin e dashurisë “e dhjetëra të tjerë ngarkuar.
Tju japim pakëz nga “planeti ynë”,milionave që janë dashuruar.
Nëse njerëz që duhen ka shumë e nga “Planeti”
ynë, për ne s’mbetet asgjë.
Ti mos u mërzit e dashur, mes oqeanesh,mund të jetojmë përgjithënjë.

Do të vij,..duart i kam me kallo, nga gishtat pika gjaku më pikojnë .
Por zemra dhe vargjet e mija si askush tjetër…, dinë të dashurojnë.
Po vij me kalin e poezisë,me vargje kështjellën dashuri kam ndërtuar.
Kameleonët e shpirtërat e zbrazur,kurrë s’kanë për ta shkatërruar!

Mos ik,më prit ta bëjmë rrugën së bashku,me ty
rruga lehtë shkon.
Po vij,e ndjej se një zemër mes vargjeve më do,
më kërkon.
Pa ty.., poezia ime venitet,pa ty poezia ime s’ka më asnjë kuptim.
Bashkë në vargje,mes horizontesh e lëndinash lumturie pambarim!

“GARDEN VILLA VELI” Dt 27.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com