Foleja e ngrohtë – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
FOLEJA E NGROHTË
Femra është si dallëndyshe
Ndërton fole të ngrohtë
Bëhet dhe nënë e gjyshe
Grua shembullore në botë.
Lind e rrit fëmijë
Ushtarë e dijetarë
Ripërtërinë brezni
Për një gjallim të mbarë.
Madje është dhe lule
E mbushur plot me erë
Jo veç që mashkullin e deh
Por çel dhe pranverë.
Stinës i jep shije
Kopshtit bukurinë
Shoqërisë hijeshi
Familjes dashurinë.
© Ulku Bardh
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com