Kjo rrugë e gjatë – Zymer H. Haliti
KJO RRUGË E GJATË
(Rrugës për Gjermani…)
Që kur fillova këtë rrugë të gjatë
Kaluan orë e orë,unë në udhëtim
E di se dikush më pret qê me natë
Dhe pres t’u hudhem në përqafim
Kaluan muaj të tërë pa u takuar
Malli për ju më djeg,më pervlon
Familja ime tashmë e gjysmuar
Jam prindi juaj që nuk ju harron
Kjo rrugë e gjatë më bën kurreshtar
Sa shumë kemi pritur ju në mërgim
E di…shumë malli,si mua ju ka marrëĺ
Po ja po vijë drejt jush me mallëngjim
Sonte gëzimi,lumturia s’do pushojnë
Do çmallemi me llafe e me dashuri…
Akrepat e orës fare s’do i shikojmë
Natën do e kthejmë krejt në bardhësi.
Kjo rrugë e gjatë që çon për Gjermani
Kalon nëpër fusha,male,qytete e shtete
Sado që i lodhur jam,po ndiej pak freski
Një copë dhe vendlindje e kam me vete.
Zymer H.Haliti,