August 6, 2024

O vitet e rinisë sime! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O VITET E RINISË SIME !

Vitet e rinisë më përkëdhelin e ëmbël më flasin.
Më ndjekin kudo ku unë shkoj,në rrugët e jetës, përherë.
Me atë zërin e ngrohtë të këngëve të mija, më thërrasin.
Të kujtohet poet,më thonë, sa bukur që këndoje atëherë?!

Një djalë i ri i bukur,shpesh herë nga gjumi më zgjon.
Me flokë të gjata,pantallona kaubojs,këmisha me jakë të lartë.
Sallat i çon peshë,i elektrizon,skenave, kudo ku këndon.
Sa shumë ju dua,vitet e rinisë sime,të thjeshtë o vite të artë!

Vallë ne u dashuruam me vitet,apo vitet me ne u dashuruan?!
Në ato vite, thurrëm për herë të parë ,vargje për dashurinë.
Puthjet e para,të ndrojtura, të ëmbëla mjaltë, në ato vite i provuam.
S’ishim ne që dashuronim,ishte vetë koha që dashuronte rininë!

Oh,rini e bukur,që stërrallin,në grusht e shtrydh e thërrmon.
O vitet e rinisë,ty o sykaltëra ime,që aqë shumë të kam dashuruar.
Poeti kurrë nuk mplaket,zemra poetit, si zjarri prrushëron,dashuron.
O vite të arta,në zemër prrush,do ju mbaj, kurrë s’kam për tju harruar !

Vitet e rinisë,që nga fotot më përshëndesni dhe kurrë,s’më keni harruar.
Çohu poet më thoni,këndo një këngë,na recito një poezi!
Unë dashuroj,nëshpirt dhe në zemër,zjarri më bubullon,s’është shuar.
Si atëherë në rini,deri sa zemra të më pulsojë, deri në përjetësi!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com