August 10, 2024

Te pashë! – Hajri Kasemi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Te pashë!

U kaloja ne dhromi,
Ti jeshe ne vorua,
Ketej ushqeje zogjte,
Ketej me vezhdrije mua.

Çish do bite u moj,
Kët’ me thuaj mua,
Te di se do vdes,
Ti do te marr u grua.

Mandilen e kokes,
E keshe lën lëshuar,
Nje ere qe sa friu,
Leshrat ti la zbëluar.

Ti çe ngrive doren,
Sitë per ti zbëluar,
Leshrat e tua te zeza,
Ato i kanë mbëluar.

Ç’tu thom u i varfëri,
Çish më panë sitë,
Kur ajo ngriu dorën,
Nën polkë i pash gjinë.

Kesh ndier ka te medhite,
Se isht e madhe dunjaja,
Vallahi ja kuputin kot,
E madhe isht sevdaja.

Shuqur qe poreja e shpise,
Ish mbllirë me buklice,
Se qenin që lih ne vorua,
Un e kesh bën qëkuri mik.

Aq shume qe u hutova,
Sa s’baja mend shtepine,
S’laç njeri pa zën ne qafë,
Mbaj mend dhe harr’xhinë.

Me bët vajta ne shpija,
Në qafe e zura Nanen,
Te dish ti sa të dua t’i,
Po llafosu me Babën.

E din ti,si d’ja theçë,
Po u s’rri dot pa grua,
Me ato qe ma pane sitë,
Trendelina isht per mua.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com