Ata – Agron Jashari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ata
ata nuk kishin lexuar “Rubairat”,
dhe as që e njihnin Shekspirin,
por si fëmijë, kishin lidh besë,
që të dy së bashku,
të bënin një fat.
mentaliteti absurd,
fatin e tyre e ndau në dysh,
koha eci më shpejt se ç’e kishin menduar,
pleqëria i kishte bërë të dy
të ecnin me shkop,
por dashurinë nuk ua kishte zbehur.
pas kaq kohësh ata u panë,
dhe menjëherë e njohën njëri-tjetrin,
vetëm me një shikim,
ata përsëri u bënë të rinjë,
dhe u ulën pas mullarit me kashtë,
e lanë, që dashurinë e tyre
ta rifillonin në parajsë.
@gron.jashari
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com