August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eh

Sa botë tinxare…
Me njërën dorë të përgëdhelë,
të miklon shpirtëbrishtesinë
– më të bardhë se bora.
Sa hileçare…!
E dikë tjetër;
si me pahir,
ashiqare,
gjetiu n’oazë ndjenjash,
Me tjetrën dorë
fton fare,
me emër dhe mbiemër,
me varkë të lundroi,
drejt ëndërrave përrallore…
ujërave të ëmbla të dashurisë,
kësaj ndjenjëndezure të fildishtë
Oh!
Ç’goditje e pamëshirë kjo!
– Në shpirtin e cfilitur dhe në zemër…
Eh poet!
Ajo ngjyrë pene e dashurisë;
– ty t’u thaftë!
– po ç’faj ke ti?!
E ti;
mallkuar qofsh!
E ty; pika të raftë!
Që veshë gëzofin e marrëzisë,
e të fanitesh gënjeshtërt,
në botën e rreme të lumturisë.
Oh ç’mynxyrë!

Lumni Nimani
24..07. 2020
Straubing – Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com