Maska, moral i përdalë… – Zeqir Hysa
MASKA ,MORAL I PËRDALË…
A ka dikush të më vras ankthin,?
që me të të fitoj paqtë debatin,
nuk paguajnë sot as të vdesin ,
në pazarin e grave kur gumëzhinë.
Rrugën ma ka truar e nuk shoh zotin,
pispillosesh sikur do flesh me mbretin,
thonjtë i ngjyros dhe buzët si rospie,
po po urinë mashkullore në dreq e shpie.
Tek shikoj qytetin mes tollovisë qelb,
bataku moral si guxim,mollë e kalb,
udhëheq unë drejtë të panjohurës kuturu,
kur sillesh si lavire e kërkon me u martu.
Dua aksidentalishtë të flejë në shtrat konteshe,
tia zbërthej vuxhutin e ta çmontoj si menteshe ,
kur sillesh si turbulencë,për një koqe burri,
kokë e pafjetur nën hijen e një peme bliri.
Më mirë të vdes duke i dalë trenit përpara,
se sa të merrem me një lavire me maskë,
të vdes në thënë zoti ndë petla të arta,
sa herë që tradhëtonë të të jap një dackë.
Nën lëkurën tënde shpërthen etshëm misteri,
nga mugëtira e maskave e të fjalëve farse,
e sjelljet i përdor ngahere nën kujdes sekseri,
kësaj i thuhet zgërdheshje shtazarake pendese.