Qyteti im – Arben Kurteshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
QYTETI IM
Era e lule blirit
Përhapet ditëve të verës;
Nëpër rrugë të gjata
Gjer te pragu i derës.
Mbushur trotuaret
Përplot me rini,
Në mes parku i gjelbër
Oh, sa bukuri!
Mbledh qyteti verës
Sa shumë mërgimtarë,
Përqafojnë familjen
Kohë të gjatë s’janë parë.
Shushurima të shtunave
Gjallëri në Pazar,
Fshehtësi ka qyteti
Sa ka qytetarë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com