August 6, 2024

Ah, moj lule tradhetare! – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AH,MOJ LULE TRADHËTARE !

Mi mori me vete rrugëtimi dashuritë,
kur su kënaqa me lulet që erë u mora,
u thanë pa vlerë,se fjalët qenë dhuratë,
lëndime fale lule,për ty lotë malli nxorra.

Për ty nostalgji,që zemrën ma trandi,
lotët që u bën si lumi, mua më çmendi,
mbeta mallëpritur,se mos ty të shihja,
nga epshi e malli,lule pët ty shumë ndjeja.

Ka ditë që ti më je larguar,fantazëm ke ikur,
po në gjurmët e shpirtit tim ikonë ke ngelur,
ik se në dejet e tua,qenka pavendosmëria,
do të ta falja moj kunadhe po të ishe bindur.

Për mua nuk je më mrekullia as e dhjetë,
ti je bukuria engjellore që mua më vretë,
në shpirt më je ngjitur si fakire me dertë,
do vuash e do bëhesh hi,për këtë mëkatë.

Tinzare lule,si me armë vrave dashurinë,
më thuaj kush të imponoi,veç tradhëtisë,
që ti ke në zemër hutim e padije për besë,
po largohem në kohë nga vesi yt i lakmisë.

Kur do dua të të shoh,si mall për ty,
do vej kujën e kujtimeve si dalldisje në sy,
ato që përjetuam bashkë do i ruaj me ëndje,
je bukuri e avulluar për mua në buzëmbrëmje.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com