August 7, 2024

Ardhsh e bardhë ditë e bekuar! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ARDHSH E BARDHË DITË E BEKUAR !

Mirmengjes atdhetar, në ditën e bekuar
Kudo ku jeni endur neper bot,
Kurban Bajrami, qoftë i madhëruar,
Çdo shtëpi Shqiptari e bekuar qoftë !

Të gjithë si vëllezër, e motra ju ftoj
Ti qeshim kësaj dite në mes hallesh,
Drejtë paqes sëbashku të vrapojmë,
Ashtu si në dasma, në mes vallesh !

Kështu të parët ngadhënjenin ngaher
Sëbashku festonin pashkë e bajram,
Nuk shtronin sofrën të vetëm asnjëher,
Pa u përqafuar, si vëllai me vëllanë !

Një grushtë kemi mbetur, në fundë të historisë,
A mbijetojmë dotë, të trëmbur dhe të përçarë..?
Rreth neshë enden demon, dhe turma lukunish..,
Që lehin përditë si tufa hienash, dhe zagarë !

Ti festojmë sëbashku ditën e kurban bajramit,
Sëbashku të festojmë edhe pashkët e bekuara
Të gëzojmë nipër dhe mbesa, me fenë e Shqiptarit,
Që po tretet çdo ditë si qiri, nga ‘erërat’ e mallkuara !

Nga shpirti më delë urimi, për të gjithë Shqiptarët :
Nga mot gëzuar, paqe, begati pastë në çdo derë,
Të mos harrojmë amanetin e madhë, të të parëve..,
”Pre e përçarjes mos bini kurrë.., asnjëherë !

GËZUAR !
GËZUAR !
Paqe, begati, dhe lumturi
Në çdo familje Shqiptari !
30.07.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com