August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BARESHËS

Ti ikje tutje pas zërit të kumrive
Mes sythash të çelur vështirë për t’ pa
Përtej dëllinjash e shumë lajthive
Mes një kopeje e kush s’të pa

Atëherë e re e lozonjare
Nuk ecje tokës por fluturoje
Për këta sy mu mbyllshin fare
Të tanë të shihnin përplot me droje

Në cep shamie të rrinin flutura
Se mbase ngjaje në to sa shumë
Luteshim tanë për ditë të bukura
Bashkë me të tjerë lutesha unë

E kur e ndiqje kopenë tek stani
Bëheshim shumë kokë më kokë
Se pak a shumë na nxiste malli
Për t’thënë ndoj fjalë s’ ishim të zotë

E kur na shfaqej ndonjëherë në ëndërr
Flisnim me ëndje më të mirat fjalë
Se bukuria na mirrte mendjen
Mjaftonte në ëndërr ndonjëherë për t’ dalë
(Përshendetje mike dhe miq te dashur)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com