Dil nga burgu i të kaluarës tënde… – Zeqir Hysa
DIL NGA BURGU I TË KALUARËS TËNDE…
Thuhet e stërthuhet për të kaluarën,
është plagë,vragë që majisë lëkurën,
për çka bëre mirë a keq mos e mba peng,
mos u bë frikacake, mos e bë jetën burg
Koha është urëlidhëse e kujtimeve,
po jo dënim i gabimeve të tua viteve,
e kaluara peng stë mbanë dot ty,
me veten të jesh në paqe,tash ajo u kry.
Vdeksha unë po su pendove edhe ti,
po se harove të kaluarën qoftë me zi,
pishman mos u bë për atë që kaloi,
nëse nektarin shijove si gëzim lot në sy.
Rrezet e diellit e morën të kaluarën tënde,
do thurin poezi për të dhe shumë aforizma,
e kaluara melodi e kënduar,veç në mend,
çlirohu,fluturo nga kafazi anë e kënd.
Se ke ti,ëndër të parë as të fundit,gëzo,
thyeji hekurat e burgut jetë më mos u lëndo,
lartësoe fatin tënd si yll polar atje mbi re,
bëhu logjikë e ekzistencës fluturo si hyjnore.
Zemra jote le të nis të ndëroj edhe kahjen,
nga pikëllimi i burgosur,në gëzimin për jetën,
për ty ka vend për yje dhe dëshira të reja,
mos i puth ato buzë të thara ,tash të huaja.