Ekstazë ndjenjash – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
EKSTAZE NDJENJASH !
Në sytë e tu , mbolla një buzëqeshje
Nga fara e shpirtit tim , të çelte dashuri
Mëngjeseve kujdesshëm sodisja në heshtje
I padurimpritur , të lulëzonte lumturi
Buzëqeshja në sytë e tu , sythet i shpërtheu
E tejmbushur me bukuri , si një lëndinë
Befas lumturia , shpirtërat na i rrëmbeu
Ekstazë ndjenjash , me aromë dashurinë !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com