August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËNDËRR

Alo mirmëngjes!
Mirmëngjes!
Ke fjetur mirë?
Sonte të kam parë në ëndërr,
Më fal të lutem, të mora që pagdhirë

Mù shfaqe me ujqër rrethuar plot
Secili lakmonte një copë shpirt nga shpirti yt
U ndjeva ligsht
I pafuqishëm
I pavlerë
Kur të lashë mes ujqërve e mbylla sytë

Ëndërr qe, mos u ndje keq
Jo, jo! Nuk qe ëndërr!
E pamundur të ish ëndërr
Mes tufës së ujqërve
Arrita të shquaj fytyra të njohura plot
Të përgjërohem të më falësh
Që smunda të bëhem luan
Mallkuar qofsha që s
të mbrojta dot!

Përtej telefonit
Zë që mbytej në lot….

Lola Shehi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com