Ku? – Zeqir Hysa

KU?
Atdheu im, më
përzuri me lëngatë,
më bëri të vuaj në
mërgatë.
Më mbyllën të tërë
dyert e jetës. je
Je i padëshiruar në
vendin tënd prerë
më thanë.
Kuturu kërkoj fatin,
tim tash të humbur,
shuplakë e jetës,
mbetur i lënë nga
harrimi trishtues
I shpresës.
Su tregova as prinderve
të mi,
ku unë në botë,
kuturu gjezdis.
Jam thjeshtë një
endacak i telendis.
Ah, moj toka ime,
e luluar bukuri,
mallëzhurrituri
ky shpirti im prej
mërgimtari.
Digjet kur trajtohet
si pjellë gjynahqari,
me nofken “arnaut
Shqiptari”,
nevojë jetese prej
gurbetqari.
Rrëzë një metroje
shikimin mbetur në
zemër ,shpirt e qënje,
malli për ty atdheu
Im tretur,
me shpresë se një ditë
kam për tu kthyer
me ëndër të realizuar…