Kur dëgjoj një këngë labe – Theodhori Proko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR DËGJOJ NJË KËNGË LABE
Kur dëgjoj një këngë labe
Nëpër iso shkrihem, tretem
Ndezur, si qiriu nën flakë
Duke u përvëluar mbetem.
Edhe frymën mbaj i heshtur
Që të thith aromën e saj
Si erë e freskët trëndeline
Kur fryn mëngjeseve në maj.
Atë jehonë dhe gurgullimë
Unë gjithmonë e kam krahasuar
Me Shushicën kur zbret nga malet
Herë e qetë, herë e harbuar.
Kur dëgjoj një këngë labe
Shkrihem, tretem brenda saj
Po për dreq, me zërin tim
As di t’ia marr, as di ta mbaj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com