Kush guxon – Sahit Shala
KUSH GUXON
Kush ka sedër t‟ i thyejë ëndrrat
Larë me gjak për qindra vjet,
Po kush është ai bir shqiptari,
Që këtij kombi, hije i qet?!!!
Kush guxon t‟ i thyejë këto breza,
Që e kanë turrin forcë tërmeti,
Njëmijë faqe, madje t‟ zeza
Për shpërblim, do i ketë për veti!
Pa dëgjo, o bir shqiptari,
Qofsh n‟ atdhe a diasporë!
Do t‟ mbulojë turpi i së ligës,
Mirë për ty, kush s’ka për t‟ folë.
Jashtë atdheut, pasqyrë e kombit.
Ne atdhe pranë besës t ‘burrit.
Besë për ata trima të motit,
Që e kanë dhënë përballë flamurit.
Mbi këtë tokë e nën këtë qiell,
Nuk të mbetet askund vend.
Për atë Zotë qe na dha diell
As për varr nuk do kesh vend!
Lëri t‟ zezat, n‟e daç shpëtimin,
E t‟ i thuash vetes shqiptar.
S’do kesh ku emrin ta shkruash,
Kur ta kesh një gur mbi varr!
Mos na i prish ëndrrat gjyshnore,
Që i ruajtëm nëpër breza.
Se për Tokën Arbërore,
Ty do t‟shajnë nipër e mbesa!