Mall – Xheva Salihaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MALL
O Mall që s’kapërdihesh dot
O mall që më djeg në shpirt
O mall që të kërkoj çdo natë
O mall për ty vendi im që të dua kaq fort!
Mall për të të prekur
Mall për të të parë.
Mall për të të shijuar
Mall për të qarë.
Mall për ty, o vendi im i bekuar
Mall o vendi im me lule plot
Mall, aty ku u linda e u rrita
Mall që nuk po e shkel dot
Malli për fëmijërinë që kaloi me ty
Mall për dashurinë që s’mplakët
Mall për të pasur ty
Askund nuk gjeta si ime vatër
Xheva Salihaj
Korrik 2020
St.Veit
Austri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com