Malli – Delo Isufi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Malli
Pse ky malli është kaq i marrë,
Dhe tek unë vjen si pa të keq,
Të betohem, do e var në litar,
Me benzinë trupin do i’a djeg.
Hirin do t’ia gropos thellë,
Qindra kilometra nën dhè,
Mundësi mos ketë të bredh,
Si dikur çifutët pa atdhe.
Se është endacak e kokëfort’,
Dhe vizitat i bën ku do ai,
Për te Ty udhën s’e gjen dot,
Kurse tek mua gëdhihet aty.
Delo Isufi, nga libri ” Magjia e syve” 1998
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com