Me falni që sytë e mi kanë retinë tjetër – Shukrije Gashi
MË FALNI QË SYTË E MI KANË RETINË TJETËR
(05.02.Para Krishtit)
Me falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
shohin vetëm gri
qyeti im nuk ka as lum
as det e kaltërsi të pa fund
Shtatore pikëllimi gjithmonë
është fjala ime ecjeve të mia nepër kohë
një kukuvajke muzgu që me hidhërim
përplasë krahët mbi qiellin e askujt
e nuk gjenë ngushëllim Kosovë
Në këtë anë të botës
dielli ose të bënë shkrumb
ose zgërdhihet me ty ftohtë borë
Një ajër gri me mushkëri të sëmuara
frymonë rëndë mbi qytetin pa lum
turma njerëzish përjetësisht me tru virgjër
një copë mishi pa gojë heshtje hekur
ose britma shurdhuese vrarë me plumba
e helmë nje shfrim patetik
helmeta rrahur me gurë mllefi e karremi
Një monstrum i huaj pjellë e padijes
mbllaqitjesh paketë
Më falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
shohin grumbuj muranash tash 2000 vjet
faltore, kështjella iliro-pellazgje
kurrë të legjitimuara shqip
një këngë e re me avaz të vjetër
për kotësinë e flijimit dje
Ikje e çmendurë turmash shtigjeve të harrimit pa cak
sërish një histori rrëfimi
në vetën e parë
për blofin politik të një shteti perverez
as në karrocë as në kukëza
ylber ngjyrash blu dhe verdhë
me nyanca muzgu gri
Hymni 1244
Një shund i gjinisë së tretë
qyteti im është askush tjetër
edërra ime kryenqe
“Kur ta kthyem oj Kosovë shpinën”
Një kushtrim rebel mbrenda
grilave facebook
Më falni që sytë e mi kanë retinë
tjetër një tablo muzgu gri
ku midja çdo ditë tkurret dhe fryhet
Kërcen si “zorrët në prush”
nga trishti i pelimit pushtet
lajme dhe debate në TV
kryefjala dhe kallxuesi
një kolorit kastash partiake
kuq, bardhë, blu – blu e verdhë
vetëm pak kuq e zi
epo nuk është në trend me kohën
të jesh vetëvetja
Më mirë një mumje misterioze
çdo heshtje në trazira e ka çmimin e vetë
Një shtet shpu në qiell
shtatore mallkimi
në tokë
Nuk kam faj që sytë e mi kanë retinë tjetër
që këmbanat e Katedralës shqip shënojnë
orën e sakt në mëngjes dhe mbrëmje
vajtojnë ikejt çdo ditë
Apotheozë Migjeniane autobusësh karremi
bartin e tretin dallgëve të zhgënjimit
mijëra sy shpresëbjerrun tutje harrimit
shtigjeve të retinës time muzgu gri
Një këngën gurbeti e kënduar para Krishtit
në këtë anë të botës
me trastën në krah kah të na çonë era
Më falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
nuk i dallojnë më ngjyra te tjera…
Shukrije Gashi