August 3, 2024

Më ka marrë malli… – Violeta Kadriu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME KA MARRE MALLI…

Më ka marrë malli shumë
për shkëlqimin e syve të tu
të cilin
vetëm shpirt i dashuruar
din ta shprehë aq ngrohtë,
tuj ndjerë tingujtë e kësaj kënge
që na trazonte aq shumë
e që zemrën e sytë
na i mbushte me lotë…!

Për vendet ne ku rrinim
oh,sa jam përmallu
e që syri s’ka forcë,
nuk duron t’i shohë,
vendet ku shpirti fliste
vetëm fjalën …Të du’!…
e që zemra s’pranon më
tani as t’i njohë…!

Athua,gjethet e pyllit
u shkapërderdhën nga era
apo ruajnë kujtimin
kur na shërbyen jorgan,
apo iu është ndalur kënga
edhe zogjëve ndër manaferra
e që ndër gjithë ato vende
serenada për ne lanë?…

Nuk ka rrugë me gurë
me bar o me baltë
që e shkelëm s’bashku
e s’na u duk asfalt,
se dashuria caka dhe shkëmbin
e malet i bëka lëndina,
shkrika dhe akullnajat
në to celka trëndelina!

VIOLETA KADRIU QERSHOR 2020 PODUJEVE KOSOVE

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com