August 10, 2024

Mësuesëve misionarë – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MËSUESËVE misionarë

E frymezuar nga Mësuesja shkodrane
që mëson vullnetarisht fëmijtë e ngujuar.

Kur dua të nderoj
Të mësuesit, figurë
Me nderim kujtoj
Rilindasit madhështorë
Përulem me nderim
Dhe përgjërim
Ndaj punës titanike
Që dërrmuan frikën.
Atdhedashurinë
Sa lart e ngritën !

Me gjak e dritë larë
Diturinë shpërndarë
Petro Nini Luarasi
Shkronjat shqipe shënjtëroi
Gjuhën shqipe çimentoi
Ndre Mjedë e At FISHTË
Burra të mençur
Që Malësia kish.

Hasan Tasin e Frashëllinj
Të pashuarit thëngjinj
Të Diturisë, Përparimit
Të ngjitjes,Qytetërimit!
Nderoj t’Qiriazit motra
Dhe sa e sa vatra
Në qytet a në fshat
Paditurinê bën zap
Drita e dituris’ u hap
Me shkronjat barut e flak’

Ndryshime në koh’ po
Në heroizëm jo!
Mësuesit heronj
I gjen kudo
U mësojnë shqip e kulturën
Brezi e ri ta ruajn gjuhën
Pelerinë historinë
Shqipes t’i shtoj Krenarinë
Me dëshirë e jo nga halli
Shqipes t’i ndri balli

Kapelen ta heqim
Për mësuesen Liljanë
Që zemrës mban
Dhimbjen për fëmijtë
Që të ngujuar janë
Qetësi t’u fali
Në jetën iluzion
Shpërblim s’kërkon.
Në kujtesën kolektive
S’ruhet ministër e deputet
Por heronjtë e thjeshtë
MISIONARË të vërtetë

Përmbledhja me poezi
” Blerimi i akulliit”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com