August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nejse!

Nejse ,!më tha hëna
mendushëm seç më pyeti ,
Një natë kur mbi shtrat
Kish zbritur mbi pjatë të artë !


Ja puthe shpirtin diellit ,
Më pyeti hëna një natë , ?
Ta dish sa jam zëmëruar ,
Të kisha mikezë mjaltë ,


Ta puthi dielli shpirtin ty ?
Më pyetën yllorët më pas ,
Po ne nuk jemi zëmëruar ,
Lëre hënën ziliqare të flasë


E nëse shpirtin ta ka puthur ylli
Aj yll që loz mbi valë ,
Qëndro vallzo me të çapkëne ,
Se është ylli më i artë ,


Me diell putheni shpirtin,
Se ëndrrat ju marrin dliresi ,
Me ju mbi valë lodrojnë rrezeartat ,
E paqja shtëpizë për ju është gjithnji !


Nejse më tha hëna
Nuk po flas më
E që atë çast mbi pjatë u ngrit ,
Po nejsen s’ja dëgjova hiç ! !
*********”**********
Senaaa Shkodër më 23/7/2020/@$T@
Të drejtat e autorit janë të rezervuara

Selfijaze Jaho Teli(sena)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com